Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: FSK gjithmonë në shërbim të atdheut

nga Gentrita Xhemajli4 nëntor 2025
Osmani: FSK gjithmonë në shërbim të atdheut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje të Njësisë së Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e saj ndaj vendit.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo njësi është stërvitur dhe përgatitur sipas doktrinës së Shteteve të Bashkuara, me qëllim mbrojtjen e atdheut në çdo moment dhe çdo pjesë të Kosovës.

“Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: gjithmonë gati, gjithmonë në shërbim të atdheut”, ka shkruar Osmani.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →