Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Si bashkëshorte e një ushtaraku mbaj me krenari uniformën në shtëpi

nga RTV2117 shkurt 2020

Osmani vizitë në FSK

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti vizituan kazermën e FSK-së. Në fjalimin e saj para të pranishmëve, Osmani tha se amaneti i të parëve është jetësuar sepse kemi shtetin dhe ushtrinë.

“Ushtria e Kosovës është produkt i Kosovës për liri, i rezistencës së një populli të tërë, i gjakut të dëshmorëve, por edhe i miqësisë së hershme e të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian që ishte nisur si mision strategjik nga presidenti ynë historik, dr.Ibrahim Rugova.”, deklaroi ndër tjerash Osmani.

Osmani u shpreh se si bashkëshorte e një ushtaraku mban me krenari uniformën e FSK-së në shtëpi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →