RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

“Open Ballkan” për çështjet e hapura me kufijtë

Edhe përkundër marrëveshjes për hapjen e kufijve në Ballkan mes Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, megjithatë përsëri ka ngecje prej 24 deri në 36 orë dhe kjo është e palejueshme. Kjo u theksua në ta

nga Venera Grabanica4 nëntor 20214 nëntor 2021

Edhe përkundër marrëveshjes për hapjen e kufijve në Ballkan mes Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, megjithatë përsëri ka ngecje prej 24 deri në 36 orë dhe kjo është e palejueshme. Kjo u theksua në takimin e liderëve të nismës “Ballkani i Hapur” që u mbajt në Beograd. Nikolla Dimitrov theksoi se vizioni i vetëm afatgjatë për Evropë stabile është kur kufijtë janë më pak të rëndësishëm. Ai u pyet se sa vendi ynë mund të ndryshojë sjelljen ndaj kësaj iniciative duke pasur parasysh gjenden politike me dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev! Ai tha se rrezik i tillë nuk ekziston.
“Vullneti i qytetarëve do të jetë i tillë dhe cilido që të vijë në pushtet do të duhet të ecë para. Kjo do të thotë evropeizëm i vendit, përforcim i demokracisë, përforcim i rritjes së ekonomive tona që kërkon bashkëpunim të afërt me fqinjët tanë. Kështu që nuk shoh këtu asnjë rrezik. Jam i bindur se është e rëndësishme që të mbetet pjesë e kësaj nisme vendi im Maqedonia e Veriut, është e rëndësishme për zhvillimin e ekonomive tona dhe për të ardhmen evropiane të rajonit”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se ajo që është dakorduar me liderët e kësaj nisme duhet të shndërrohet në realitet në kufij, me qëllim që ata që eksportojnë të mos kenë dëm dhe prodhimet të mos u  prishen duke pritur në kufi.
“Secili në mënyrë të vet vuan në kufi nga koha e pritjes, si dhe nga ato, të them, linja të kuqe të agjencive, kontrolleve të tyre, me të vërtetë paraqesin pengesë. Thelbi i kësaj nisme dhe si ekonomitë tona të rriten. Thjesht nuk është e mundur që ju të vini në kufi të premten në mbrëmje e më pas të prisni deri të hënën që të eksportoni qumësht. Për shkak se kjo d.m.th. se të hënën ai do të shndërrohet në jogurt”, theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i thirri edhe vendet tjetra të rajonit, siç janë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, të përfshihen në këtë nismë, për shkak se theksoi se nisma sjell përfitim ekonomik për çdo vend. Theksoi se sot është formuar Këshilli për implementim.
“Në 7-10 ditët e ardhshme këtu në Beograd me përfaqësuesit e doganës dhe agjencive të ndryshme, inspektimet fito-sanitare edhe një herë do të analizojmë se si zhvillohet qarkullimi i lirë i mallrave. Sot për herë të parë në mënyrë serioze kemi biseduar për qarkullimin e lirë të shërbimeve. Kishim shembuj nga biznesmenët tanë që thonë se kur duhet të eksportojnë qumësht në Maqedoninë e Veriut dhe arrijnë të premten në mbrëmje, duhet të presin deri të hënën në mëngjes. Këto janë gjëra të palejuara”, potencoi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në takimin e sotëm të nismës “Open Ballkan”, duhej të merrte pjesë kryeministri Zoran Zaev, por për shkak se ka dhënë dorëheqje nga funksioni, në vend të tij ishte zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov./TV21

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
LAJMI TJETËR →
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

1 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

13 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

41 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

46 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

2 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë