OKB: Të paktën 1207 viktima civile në Ukrainë
Sipas shifrave të fundit të OKB-së, të paktën 1207 viktima civile u shënuan që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Ky numër përfshin 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur – por shi
Sipas shifrave të fundit të OKB-së, të paktën 1207 viktima civile u shënuan që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Ky numër përfshin 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur – por shifrat” ka të ngjarë të jenë shumë më të larta”, tha Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Shumica e lëndimeve janë rezultat i “sulmeve ajrore dhe armëve shpërthyese”, informoi OKB-ja, me “qindra ndërtesa banimi” të shkatërruara në qytete anembanë Ukrainës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Raportohet se një gazetar është vrarë.
OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësimin për “ndalimin arbitrar” të mbështetësve pro-ukrainas në zonat nën kontrollin ushtarak rus – si dhe dhunën kundër atyre që konsiderohen si pro-rusë në territoret e kontrolluara nga qeveria ukrainase.
Shifrat e fundit të OKB-së thonë se rreth 12,700 njerëz janë arrestuar në Rusi për organizimin e protestave paqësore kundër luftës.
Organizata kritikoi “ligjet represive” të vendosura së fundmi nga Rusia që vendosin dënime me burg deri në 15 vjet për ata që akuzohen për përhapjen e të ashtuquajturit informacion “të rremë” në lidhje me pushtimin, ose diskreditimin e forcave të armatosura ruse./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






