RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Oda Amerikane thërret për shpenzim më të kujdesshëm të parasë publike

Oda Amerikane ka vënë theksin mbi rëndësinë e investimeve kapitale Oda Ekonomike Amerikane përmes një kumtese për media ka shprehur shqetësim lidhur me tendencat e fundit për rritje të shpenzimit të p

nga Kaltrina Berila14 qershor 201814 qershor 2018

Oda Amerikane ka vënë theksin mbi rëndësinë e investimeve kapitale

Oda Ekonomike Amerikane përmes një kumtese për media ka shprehur shqetësim lidhur me tendencat e fundit për rritje të shpenzimit të pakontrolluar të parasë publike.

Kjo përfshin, sipas tyre edhe vendimet e marra pa një konsideratë të implikimeve financiare për buxhetin e vendit. Oda Amerikane shpreh brengën e saj edhe me shpenzimin e pakontrolluar të fondit rezervë të shtetit.

“Sektori privat në Kosovë vazhdimisht është përballur me sfida të ndryshme që nga pavarësimi i vendit. Në anën tjetër, Republika e Kosovës ka ruajtur në vazhdimësi stabilietin makroekonomik, derisa ka arritur të mbajë borxhin publik brenda niveleve të rekomanduara. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson pozitivisht faktin se ky stabilitet është ruajtur pa rritje të normave tatimore dhe në rrethana të një deficiti të lartë tregtar. Në këtë aspekt, Oda Amerikane beson se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, duke ndihmuar Qeverinë në ruajtjen e performancës pozitive në politikat fiskale dhe stabilitetin ekonomik”, thuhet në njoftimin për media.

Oda Amerikane beson se vazhdimi i sjelljes së tillë do të rëndojë ngarkesën mbi arkën e kufizuar të shtetit dhe rrjedhimisht do të rrisë ngarkesën tatimore mbi sektorin privat. Një veprim i tillë, sipas tyre, do të përkeqësonte sistemin tatimor në Kosovë, si dhe do të rrënonte prospektet për një sektor më të fuqishëm privat, si dhe rritje të investimeve të huaja direkte.

Në fund, Oda Amerikane edhe një herë bënë thirrje për një menaxhim më të kujdesshëm të financave publike, duke vënë theksin mbi rëndësinë e investimeve kapitale të cilat do të ndikonin në sektor më të fuqishëm privat, krijim të vendeve të punës dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

6 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

6 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

7 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

7 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

8 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

9 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

10 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

11 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

11 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

12 orë më parë