RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

OBSH: Evropa para “raundit” të 4-të të pandemisë!

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Evropë paraqet “shqetësim të madh” dhe rajoni mund të regjistrojë edhe gjysmë milioni viktima deri në fillim të vitit të ardhshëm, paralajmëroi të enjten O

nga Venera Grabanica4 nëntor 20214 nëntor 2021

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Evropë paraqet “shqetësim të madh” dhe rajoni mund të regjistrojë edhe gjysmë milioni viktima deri në fillim të vitit të ardhshëm, paralajmëroi të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Ritmi aktual i transmetimit në 53 vendet e rajonit evropian paraqet shqetësim të madh”, tha kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Ai tha se rastet e reja po u afrohen niveleve rekord.
Sipas tij, situata është përkeqësuar nga varianti Delta i koronavirusit, i cili është më ngjitës.
Evropa lindore, në veçanti, vazhdon të luftojë me rritje të numrit të të infektuarve.
Shkalla e vaksinimit atje mbetet e ulët.
Kluge tha se, nëse trajektorja aktuale vazhdon, deri në shkurt mund të ndodhin “një gjysmë milioni vdekje”.
Rusia, për të tretën ditë me radhë, regjistroi të enjten rekord viktimash nga koronavirusi: 1,195.
Në Ukrainë, Ministria e Shëndetësisë tha se ka regjistruar rekord të rasteve ditore: 27,377.
Në Gjermani, ndërkaq, Instituti për Kontrollin e Sëmundjeve “Robert Koch” tha se ka regjistruar 33,949 raste të reja të të infektuarve – shifër e paparë për Gjermaninë që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020./REL

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

Lajme

ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571657285

3 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

15 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë