RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

OAK me memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë

OAK e interesuar që të rrisë bashkëpunimet Rritja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në mes të bizneseve, eliminimi i barrierave të panevojshme që po ndodhin ishte qëllimi i takimit të Odës së Afarizmi

nga Kaltrina Berila3 prill 20193 prill 2019

OAK e interesuar që të rrisë bashkëpunimet

Rritja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në mes të bizneseve, eliminimi i barrierave të panevojshme që po ndodhin ishte qëllimi i takimit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Me këtë rast u nënshkrua edhe memomarandumi në mes të dy odave, bën të ditur OAK përmes një komunikate për media.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi prezentoi Odën dhe misionin e saj, duke theksuar që OAK është e interesuar që të rrisë bashkëpunimet për zgjidhjen e problemeve të ndërsjella.

Krasniqi theksoi se është e rëndësishme që Kosova të merr shembuj nga praktikat më të mira, se si funksionojnë sektorët e caktuar në Shqipëri.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, përgëzoi OAK-në për nismën që e kanë ndërmarr për përkrahjen e bizneseve duke theksuar që inkurajon dhe vlerëson në maksimum vullnetin e mirë dhe dëshirën për të ndihmuar bizneset dhe për të lobuar për interesat Kosovë -Shqipëri. Gjithashtu, krijimi i një lëvizje të përbashkët shqiptare është e domosdoshme për zgjidhjen e shumë probleme theksoi më tutje Jaka.

Të dy palët theksuan që është shumë e rëndësishme që të lobojmë për interesa kombëtare, duke bashkuar vullnetet dhe forcat.

Ishte dakordim i përbashkët se është e domsdoshme dhe parimore të gjejmë zgjidhje në mënyrë që të ecim të unifikuar drejt qëllimeve të përbashkëta.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari Skënder Krasniqi, Sekretari Diamant Elshani, Anëtari i bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Rreze Cana.

Ndërsa Dhoma e Tregtisë u përfaqësua nga: Kryetari Nikolin Jaka, Keshilltari Bashkim Sykja, dhe zyrtaret Aris Tasho dhe Edlira Prenga.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë