Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​“Nuk mund të flasësh me një njeri të shurdhër”, Zelensky thotë se nuk do të negociojë me Putinin

nga Venera Grabanica25 shkurt 2024
​“Nuk mund të flasësh me një njeri të shurdhër”, Zelensky thotë se nuk do të negociojë me Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy thotë se Ukraina nuk ka “asnjë alternativë” për të fituar luftën.

I pyetur nëse ishte koha për të negociuar me presidentin rus Vladimir Putin duke pasur parasysh mungesën e municioneve të Ukrainës dhe zgjedhjet e ardhshme në SHBA – të cilat mund të shkurtojnë ndihmat ushtarake – Zelenskyy tha: “A mund të flasësh me një njeri të shurdhër? A mund të flasësh me një njeri që vret kundërshtarët e tij ?

“Ne do të propozojmë një platformë ku mund të pranojë se e ka humbur këtë luftë dhe ishte një gabim dhe tragjedi e madhe për ne dhe për botën demokratike”.

Ai mes tjerash tha se Ukraina nuk mund të pranojë humbjen e luftës, raporton Sky News.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →