Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e armëve bërthamore.
Megjithatë, ai thotë se Rusia “nuk është e gatshme” të përdorë armë bërthamore.
“Ata nuk e dinë nëse do të përdorin apo nuk do të përdorin. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për këtë”, tha Zelensky për BBC.
Zelensky thotë se presidenti rus Vladimir Putin ka frikë “nga njerëzit e tij”, pasi ata ishin të vetmit që mund t’i hiqnin pushtetin dhe t’ia jepnin dikujt tjetër.
I pyetur nëse Putini do të mbijetojë nëse Ukraina fiton luftën, Zelensky përgjigjet: “Nuk më intereson”./21Media









