
“Nuk ka qenë koha e duhur”, Sibel Halimi flet hapur para Kuvendit të LDK-së
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, pak para nisjes së Kuvendit të kësaj partie tha se është me rëndësi që sot të triumfojë demokracia dhe delegatët të votojnë sipas bindjeve personale. Ajo t
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, pak para nisjes së Kuvendit të kësaj partie tha se është me rëndësi që sot të triumfojë demokracia dhe delegatët të votojnë sipas bindjeve personale.
Ajo tha se nuk kanë pasur presion për votim pro ose kundër Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së.
“Unë jam anëtare e kryesisë së LDK-së dhe ne pa dyshim që do ta bëjmë më të mirën sot që LDK-ja të triumfojë, me vlerat të cilat edhe historikisht i ka promovuar”, tha ndër tjerash ajo.
Halimi shtoi se pret që ky kuvend të kalojë pa eksese.
“Besoj fuqishëm se me 36 vjet që ka LDK, ne e kemi ndërtuar shtetin me liri.”
Tutje ajo tha se: “Nuk ka qenë koha e duhur të organizohet një Kuvend i tillë, por megjithatë, meqë me statutin e LDK-së e kemi një mundësi të tillë, ka pasur kërkesa dhe është nënshkruar një listë. Jemi këtu ku jemi dhe do të dalim faqebardhë.”/21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar






