RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Novavax nis testimin e vaksinës së kombinuar për COVID-19 dhe grip sezonal

Kompania për prodhim të vaksinave, Novavax ka thënë të mërkurën se ka nisur fazat e para të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Te

nga Venera Grabanica8 shtator 20218 shtator 2021

Kompania për prodhim të vaksinave, Novavax ka thënë të mërkurën se ka nisur fazat e para të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Testimi, që do të kryhet në Australi, do të përfshijë 640 persona të rritur e të shëndetshëm të moshave 50-70 vjeç, të cilët ose kanë qenë të infektuar me koronavirus, ose kanë marrë ndonjë vaksinë kundër këtij virusi tetë javë para studimit.
Pjesëmarrësit do të marrin një dozë të kombinuar nga vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit dhe ajo e gripit sezonal, bashkë me një përforcues vaksinash.
“Kombinimi i këtyre dy vaksinave mund të rezultojë me më shumë efikasitet për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të krijojë nivele më të larta të mbrojtjes kundër COVID-19 dhe gripit sezonal me një regjim të vetëm”, ka thënë Gregory Glenn, president për Kërkime dhe Zhvillim në Novavax, përmes një deklarate.
Novavax ka thënë në muajin maj se pret që kombinimi i këtyre dy vaksinave të jetë kritik në luftim të varianteve të koronavirusit.
Në studimet para-klinike, vaksina e kombinuar ka ofruar përgjigje të mirë ndaj varianteve Alfa dhe Beta, si dhe ka ofruar mbrojtje kundër koronavirusit.
Novavax pret që rezultatet e testimeve klinike t’i ketë të qasshme në pjesën e parë të vitit 2022./REL

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
LAJMI TJETËR →
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

Lexo edhe

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

1 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

31 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

47 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

1 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

3 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

3 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

4 orë më parë