Një viktimë dhe 55 raste të reja me koronavirus
Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë dhe 55 raste të tjera me koronavirus. Ndërkaq, siç njofton Ministria e Shëndetësisë janë kryer 1.581 testime. Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar
Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë dhe 55 raste të tjera me koronavirus.
Ndërkaq, siç njofton Ministria e Shëndetësisë janë kryer 1.581 testime.
Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.751 doza të vaksinës.
Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257. Në total numri i rasteve aktive është 1.877./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime






