Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Drenas – Skënderaj

nga Venera Grabanica25 mars 2025
Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Drenas – Skënderaj

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Drenas – Skënderaj.

Lajmin për rt21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur poashtu se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas- Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton Policia e Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →