Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetaksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, një i lënduar

nga Gentrita Xhemajli5 dhjetor 2025
Vetaksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vet aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani tha se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Gjilanit, teksa hetuesit policorë të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e vetaksidentit.

“Me datën 05.12.2025 rreth orës 06:55 kemi pranuar informacion për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësorë në qendren emergjente në Gjilan.”, tha Osmani për rtv21.tv/21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →