Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një burrë është gjetur i vdekur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

nga Egzona Mehmeti25 gusht 2020

Një burrë është gjetur i vdekur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në një autoservis.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se vdekjen e burrit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërkohë që, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →