
Nicolas Cage vjen me rol në filmin “The Retirement Plan”
“The Retirement Plan” titullohet filmi i ri amerikan me regji e skenar të Tim Braun. Me rolin kryesor në të paraqitet aktori Nicolas Cage. Ky film është komedi-aksion me krime. Kejgj luan rolin e baba
“The Retirement Plan” titullohet filmi i ri amerikan me regji e skenar të Tim Braun.
Me rolin kryesor në të paraqitet aktori Nicolas Cage.
Ky film është komedi-aksion me krime.
Kejgj luan rolin e babait të larguar të personazhit Ashley, e cila me bijën e saj hasin në probleme. Ato kërcënohen me jetë nga një grup kriminelësh.
Kështu, Ashley detyrohet të kërkojë babain e saj, dhe të kërkojë ndihmë nga ai.
Kur e gjen atë, kupton se nuk e ka njohur mirë. Cage, i cili luan rolin e Met, u del në ndihmë vajzës dhe mbesës së saj. Ai i nxjerr në pah aftësitë e tija si person i fuqishëm, anë të cilën Ashley nuk e ditur.
Filmi i ri “The Retirement Plan” është planifikuar të lansohet më 25 gusht 2023./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Më të fundit
Të gjitha →
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së






