RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Nga autostradat tek investimet për zhvillimin e ekonomisë

Hapet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, se pas përfundimit të autostr

nga Kaltrina Berila7 qershor 20197 qershor 2019

Hapet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, se pas përfundimit të autostradave moderne, si bazë infrastrukturore për zhvillim ekonomik, Kosova tani do t’i orientojë qindra miliona euro investime për zhvillimin ekonomik, nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrësve dhe inovatorëve të rinj në Kosovë.

“Tani do t’i përfundojmë autostradat, infrastrukturë kjo e cila ka ngjallur debat, por që ka qenë e domosdoshme për zhvillimin e vendit tonë. Por tani është pjesa më thelbësore. Qindra miliona euro do të orientohen kah inovacioni dhe ndërmarrësia, kah njerëzit që e duan vendin dhe duan të punojnë për vendin. Kah ata që kanë dëshirën ta përmirësojnë jetën, jo vetëm të familjeve të tyre, por edhe të bashkëqytetarëve. Këtu do të jetë edhe roli ynë”, theksoi Veseli.

Kryetari i Kuvendit u bëri thirrje të rinjve që të kenë më shumë besim në shtetin e tyre, ngase, siç tha ai, ky shtet është i shenjtë.

Veseli tha se nuk është koha për debate shterpe, për të treguar se kush është më i fortë dhe më patriot në raport me Serbinë.

“Patriotizmi sot është orientimi kah gjërat aktuale, e kjo është perspektiva dhe zhvillimi ekonomik, si dhe dhënia e mundësisë njerëzve punëtorë dhe me ide. Këtë përkrahje do t’u japim nëpërmjet institucioneve tona, duke rritur punësimin dhe të mirat materiale”, theksoi Veseli./21Media

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
LAJMI TJETËR →
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

Lexo edhe

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

1 min më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

5 min më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

55 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

2 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

2 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

4 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

4 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

5 orë më parë