Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ndahet nga jeta futbollisti Bajram Rragamaj

nga B G15 qershor 2026
Ndahet nga jeta futbollisti Bajram Rragamaj

Klubi i futbollit KF Dukagjini ka njoftuar me pikëllim të madh ndarjen nga jeta të lojtarit, Bajram Rragamaj, një humbje të madhe për klubin dhe komunitetin sportiv në Gjakovë.

Në njoftimin zyrtar, klubi thekson se Rragamaj do të kujtohet për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte për futbollin dhe fanellën e Dukagjinit. “Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë”, thuhet në mesazhin e klubit.

KF Dukagjini ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Rragamaj, të afërmit dhe miqtë e tij, duke u solidarizuar në këto momente të vështira.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →