Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëngjin

nga Venera Grabanica3 qershor 2026
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëngjin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin, ku pesë të rinj nga Kosova u futën për t’u larë në det, por u morën nga dallgët e krijuara nga erërat e forta. Si pasojë, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë. Për të personat që humbën jetën, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre. Kjo tragjedi na kujton rëndësinë e kujdesit dhe respektimit të çdo mase sigurie në plazhet tona”.

“Nisur nga ky rast i rëndë, ftoj institucionet qendrore dhe vendore, si edhe operatorët turistikë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë gjithë sezonit veror, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe vizitorëve”, ka shkruar ai.

Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore
LAJMI TJETËR →
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Më të fundit

Të gjitha →