RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
Murati: Ligji për TVSh-në është në përditësim, pritet të përfundojë gjatë këtij viti
💼 Biznes

Murati: Ligji për TVSh-në është në përditësim, pritet të përfundojë gjatë këtij viti

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) është në procesin e përditësimit, dhe se grupet punuese janë duke punuar që deri në fund të këtij viti

nga Kaltrina Berila29 janar 202429 janar 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) është në procesin e përditësimit, dhe se grupet punuese janë duke punuar që deri në fund të këtij viti të jetë ligj i ri i cili do të marrë parasysh kërkesat, nevojat, përshtatjen me trendët, por gjithashtu edhe mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendor.

Në konferencën e përbashkët për media me drejtorin e Doganës së Kosovës, në të cilën u prezantuan lehtësirat e krijuara për bizneset, Murati tha se për të mbështetur edhe prodhuesit vendor në tetorin e vitit të kaluar kanë miratuar edhe lirimin nga taksa doganore për disa prej lëndëve e gjithashtu edhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese ashtu që ta kenë më të lehtë të shtojnë vlerë në vendin tonë.

Në këtë drejtim, ai ka renditur edhe disa nga hapat tjerë që kanë ndërmarrë si qeveri për t’i dalë në ndihmë bizneseve.

“Disa prej hapave që janë marrë viteve të fundit janë edhe kthimi i terminaleve doganore, pra në pronësi apo në operim shtetëror në mënyrë që të hiqet edhe barra administrative, por edhe kostoja financiare që ka qenë për shumë biznese. Në anën tjetër kemi filluar zhdoganimin e plotë në portin e Durrësit që nga tetori i vitit të kaluar që po ashtu e ulë koston për bizneset, sepse mund të përfshihen apo unifikohen disa prej kontrolleve dhe të ulën kostot financiare për bizneset që kalojnë mallrat e tyre nëpër atë port…Për të mbështetur edhe prodhuesit vendor në tetorin e vitit të kaluar kemi miratuar edhe lirimin nga taksa doganore për disa prej lëndëve e gjithashtu edhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese ashtu që ta kenë më të lehtë të shtojnë vlerë në vendin tonë. Edhe ligji për TVSh-në është në procesin e përditësimit, tashmë kemi grupet punuese dhe jemi duke punuar që deri në fund të këtij viti ta kemi një ligj të ri, i cili do të marrë parasysh kërkesat, nevojat, përshtatjen me trendët por gjithashtu edhe mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendor”, tha Murati.

Ai shtoi se me mbështetjen e Bankës Botërore kanë miratuar vitin e kaluar themelimin e dritares së vetme kombëtare, e cila do të jetë një platformë, ku të gjithë tregtarët, bizneset që merren me tregti do të mundësohet kryerja e të gjitha shërbimeve në mënyrë digjitale në kohë të shkurt dhe me efikasitet të lartë.

Mes tjerash, Murati tha se gjatë vitit të kaluar Dogana e Kosovës ka iniciuar mbi 1800 kundërvajtjeje dhe 83 kallëzime penale përmes të cilave është synuar mbrojtja tregtarëve në mënyrë që të respektohet rendi dhe ligji.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tha se arritjet në këtë institucion do të ishin të pamundura pa partnerët e sektorit privat.

Lluagaliu derisa përmendi rritjen e të hyrave, ka theksuar se ka rritje të eksportit në sasi, ndonëse ka rënie në vlerë, për çfarë ka përmendur edhe faktorët që kanë ndikuar.

“Sa i përket eksportit të vitit të kaluar kemi vërejtur që kemi pas rritje në sasi për tre për qind, ndërsa në vlera vërehet që ka rënie, mirëpo kjo i atribuohet rënies së vlerave të produkteve në eksport, si dhe për shkak tregjet globale kanë qenë të ndryshueshme gjatë viteve që lamë pas. Kemi pasur disa rënie dhe kërkesa të tregut ndërkombëtar që nuk janë trende të zakonshme. Tek rryma si kërkesë që ka qenë eksport në vitin 2022, kemi rënie prej 45 milionë kur e krahasojmë me vitin 2023, në vitin 2022 ka qenë kërkesë e madhe për energjinë dhe çmimet kanë qenë të larta. Ngjashëm është tek një pjesë e mobilierisë, tek dyshekët. Përndryshe të gjitha industritë tjera shohim qe e kanë zgjeruar gamën e eksporteve dhe sasinë. Sa i përket lehtësirave kemi pas një qasje për të adresuar në gamë të përgjithshme, kemi punuar më shumë sa i përket menaxhimit të riskut si dhe avancimit të sistemit, por edhe në llogaridhënie”, tha Llugaliu.

Në fund ai tha se nga kjo pasqyrë vërehet se vit për vit, numri i dërgesave në tregtinë e jashtme rritet me 10 për qind përderisa kapacitetet pothuajse mbesin të njëjta, për çfarë tha se është e domosdoshme që të ngritin nivelin e efikasitetin për të siguruar që numri i dërgesave procedohet brenda kohës.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë