RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Moti i ligë e dëborë në Britani, mbyllen mbi 200 shkolla
🌍 Bota

Moti i ligë e dëborë në Britani, mbyllen mbi 200 shkolla

Britania është pushtuar nga mot i ligë me reshje të dendura dëbore. Ekspertët paralajmërojnë se moti do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në ditët në vijim. Sipas medieve të huaja, më shumë se 200 shko

nga Venera Grabanica19 nëntor 202419 nëntor 2024

Britania është pushtuar nga mot i ligë me reshje të dendura dëbore. Ekspertët paralajmërojnë se moti do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në ditët në vijim.

Sipas medieve të huaja, më shumë se 200 shkolla janë mbyllur në Britani. Shërbimi Meteorologjik i qeverisë ka lëshuar katër paralajmërime të verdha për borë, ngrica dhe trafik rrugor, devijime të rrugëve dhe ndërprerje të pritshme të energjisë elektrike.

Një nga paralajmërimet mbulon Uellsin jugor, paralajmërimi do të jetë në fuqi deri në mesnatën e së martës, ndërsa një tjetër paralajmërim është dhënë për Skocinë jugore deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës. Paralajmërimi i tretë, i cili do të jetë në fuqi deri në mesditë të së mërkurës, ka të bëjë me Skocinë dhe lindjen e Anglisë.

Ekziston gjithashtu një paralajmërim i mëtejshëm për zonën e Irlandës së Veriut deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës. Lartësia e borës pritet të jetë 10 centimetra në zonat që do të preken më shumë nga moti i keq. Termometri natën e së hënës tregoi temperatura nën zero në pjesën më të madhe të Britanisë, me rekordin e ulët të vendosur në Aberdeenshire që tregoi -11.2 gradë celcius.

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)
Lajme

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)

9 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë