RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaOpinione
Mos e nënvlerësoni Amerikën dhe fuqinë e saj në Kosovë!
💬 Opinione

Mos e nënvlerësoni Amerikën dhe fuqinë e saj në Kosovë!

nga Venera Grabanica3 shkurt 20253 shkurt 2025
Shkruan: Aferdita Saracini Kelmendi  Të gjithë ata që mendojnë se Richard Grenell nuk përfaqëson asgjë dhe se fjalët e tij nuk kanë rëndësi, janë duke jetuar në një iluzion të rrezikshëm! Grenell nuk është një figurë periferike – ai është një nga njerëzit më të afërt të Presidentit Trump dhe ka një ndikim të madh në politikën amerikane. Kur ai flet, nuk flet si një individ i zakonshëm, por si një përfaqësues i fuqishëm i interesave amerikane në rajon. Kushdo që mendon se mund të fitojë zgjedhjet në Kosovë dhe të qeverisë vendin duke shpërfillur rolin e Amerikës, e ka gabim! Nuk jemi një superfuqi dhe nuk mund të sillemi sikur jemi – jemi një vend i vogël në një botë ku politika globale është e pamëshirshme. Mendoni se mund të ecim përpara pa mbështetjen e aleatit tonë më të madh? Mendoni se mund të përballojmë pasojat e një qasjeje naive? Historia na ka treguar se kush e shpërfill realitetin politik, gjithmonë përfundon i izoluar dhe i dobësuar. Kur ishim në ditët më të errëta, Amerika ishte ajo që na mbajti dorën dhe na ndihmoi të ndërtonim të ardhmen. Tani, papritur, disa pretendojnë se mund ta përçmojnë këtë mbështetje dhe të shkojnë përpara vetë? Kjo është një sjellje e pamatur dhe e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. Ata që sot bëjnë politikë për interesat e tyre të ngushta, ata që shesin të ardhmen e vendit për pushtetin e tyre personal, janë po ata që do ta braktisin Kosovën kur ajo të përballet me sfida të vështira. Historia e ka treguar se demagogët dhe oportunistët janë të parët që largohen kur vendi përballet me krizë. Prandaj, është koha të flasim për atë që ka vërtet rëndësi! Jo më retorikë boshe, jo më mashtrime, por ide konkrete për zhvillim dhe për hapjen e vendit drejt së ardhmes. Kosova ka nevojë për politika të mençura, për lidership që kupton rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar dhe që punon për forcimin e shtetit, jo për izolimin e tij. Dhe mbi të gjitha, mos e shani Amerikën! Sepse ajo ka qenë dhe mbetet partneri ynë më i madh. Ata që e harrojnë këtë realitet, do të paguajnë çmimin e gabimit të tyre – në politikë, në histori dhe para popullit të Kosovës!
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën
Opinione

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

4 qershor 2026
Prenkaj: Derisa Rubio sot pret ministrin e jashtëm të Serbisë Gjuriq, Kosova vazhdon të thelloi krizën politike tashmë kushtetuese
Opinione

Prenkaj: Derisa Rubio sot pret ministrin e jashtëm të Serbisë Gjuriq, Kosova vazhdon të thelloi krizën politike tashmë kushtetuese

6 gusht 2025
Beteja për shpirtin e Ulqinit…
Opinione

Beteja për shpirtin e Ulqinit…

11 prill 2025
Serwer: Rreziku në veri, Shqipëria mund të marrë më shumë përgjegjësi ushtarake në Kosovë
Politikë

Serwer: Rreziku në veri, Shqipëria mund të marrë më shumë përgjegjësi ushtarake në Kosovë

2 qershor 2026
Gazi amerikan, Canaj: Idhtarët e LVV-së i quajnë interesa të SHBA-ve
Lajme

Gazi amerikan, Canaj: Idhtarët e LVV-së i quajnë interesa të SHBA-ve

11 qershor 2026
Lajme

​SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

16 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

43 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

60 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë