RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Modi zotohet për ndëshkime të ashpra, pas incidentit vdekjeprurës me trena
🌍 Bota

Modi zotohet për ndëshkime të ashpra, pas incidentit vdekjeprurës me trena

Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprurës me trena, në lindje të Indisë, do të “ndëshkohen ashpër”, ka thënë kryeministri indian, Narendra Modi. Të paktën 288 persona janë vrarë d

nga Kaltrina Berila4 qershor 20234 qershor 2023

Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprurës me trena, në lindje të Indisë, do të “ndëshkohen ashpër”, ka thënë kryeministri indian, Narendra Modi.

Të paktën 288 persona janë vrarë dhe më shumë se 800 janë plagosur, në incidentin e së premtes në rajonin Odisha.

Në incident janë përfshirë dy trena me pasagjerë dhe një tren me mallra.

Ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë përfunduar punën, derisa zyrtarët kanë thënë se janë gjetur të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur.

Modi e ka vizituar vendin ku ka ndodhur aksidenti, dhe gjithë ngjarjen e ka cilësuar “të rëndë”.

Ai është takuar edhe me disa të plagosur në spital, dhe është zotuar se Qeveria e tij nuk do të lë “gurë pa lëvizur për të gjetur trajtim”, për ta.

Ende nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar këtë incident, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë i këtij shekulli në Indi.

Rreth 2.000 pasagjerë besohet se kanë qenë në dy trenat e përplasur.

India e ka regjistruar një incident të rëndë me trena edhe më 1981, kur një tren i stërngarkuar pasagjerësh ka dalë nga binarët dhe ka rënë në një lumë – në periudhë cikloni në rajonin Bihar – duke lënë të vdekur të paktën 800 njerëz.

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

39 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë