Ministria e Financave bën të ditur datat e ekzekutimit të pensioneve
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar përfituesit e skemave pensionale dhe sociale se data për pagesa janë si vijojnë: Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji Pensionet e veteran
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar përfituesit e skemave pensionale dhe sociale se data për pagesa janë si vijojnë:
Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji
Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji
Skemat sociale: data 30 e çdo muaji
Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji
Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji
Gjithashtu, sipas njoftimit aplikimi për shtesa për fëmijë e lehona do të jetë i hapur nga data 1-10, në mënyrë që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë.
Ministria gjithashtu ka njoftuar se pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të verifikimi të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






