RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Ministria e Arsimit në pritje të shtimit të numrit të inspektorëve
🇽🇰 Kosova

Ministria e Arsimit në pritje të shtimit të numrit të inspektorëve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit pret që në javët në vijim të fillojë procesin e rekrutimit të inspektorëve të rinj. Zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna, ka pranuar se nu

nga B.K31 mars 202331 mars 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit pret që në javët në vijim të fillojë procesin e rekrutimit të inspektorëve të rinj. Zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna, ka pranuar se nuk ka inspektorë të mjaftueshëm duke shtuar se një ndër qëllimet e qeverisë mbetët rritja e numrit të tyre.

Një konkurs për inspektor të arsimit ishte hapur në fund të vitit të kaluar por i njëjti ishte anuluar.

Në një konferencë për media, Maloku-Bërdyna ka thënë se komisioni vlerësues kishte gjetur shkelje në këtë konkurs.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi numër të vogël të inspektorëve të arsimit dhe me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit në vend njëra ndër qëllimet tona ka qenë edhe mbetet rritja e numrit të inspektorëve, synimi i këtij konkursi ka qenë pikërisht ky, ku me kërkesën tonë Ministria e Punëve të Brendshme e ka hapur konkursin dhe janë zhvilluar të gjitha procedurat por që pastaj komisioni vlerësues ka gjetur se ka pasur disa shkelje ose hapa që në procedurë nuk kanë shkuar siç duhet, kështu që me rekomandimin e tyre është anuluar konkursi. Ne presim që në javët në vijim t’i kthehemi prap kësaj pune dhe të vazhdojmë me rekrutimin e inspektorëve të rinj sepse e kemi shumë me rendësi që ata të jenë në sistem sa më parë”, ka thënë ajo.

Në këtë konferencë ajo ka folur edhe për ndërtimin e çerdheve për çka ka thënë se janë duke evidentuar hapësirat për ndërtimin e tyre në komuna të ndryshme të Kosovës.

Maloku-Bërdyna ka bërë të ditur se është hapur tenderi për ndërtimin e tri çerdheve të reja, në Batllavë, Fushë Kosovë dhe Godanc të Shtimes.

“Kemi hapur tenderin edhe për ndërtimin e tri çerdheve të reja, në Batllavë të Podujevës, Fushë Kosovë dhe në Godanc të Shtimes. Ministria e Arsimit do të vazhdojë me planin për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve të reja për të siguruar hapësirat e nevojshme për secilin fëmijë. Po ashtu jemi në kontakt edhe me komunat për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja si aktivitet i shtuar këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, ka thënë ajo.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë