RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Milaim Zeka për Kurtin: E ka bo këtë vend si një sulltanat
🇽🇰 Kosova

Milaim Zeka për Kurtin: E ka bo këtë vend si një sulltanat

(Lajm i përditësuar) Milaim Zeka për Kurtin: E ka bo këtë vend si një sulltanat Analisti Milaim Zeka në emisionin “Click” në RTV21 kujtoi vitin e kaluar kur LVV-ja për 46 herë propozoi dhe votoi Alb

nga B G23 korrik 202623 korrik 2026

(Lajm i përditësuar)

Milaim Zeka për Kurtin: E ka bo këtë vend si një sulltanat

Analisti Milaim Zeka në emisionin “Click” në RTV21 kujtoi vitin e kaluar kur LVV-ja për 46 herë propozoi dhe votoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

“E pastaj kanë hy në vota pa qenë prezent 82 deputetë. O, këta çka s’kanë bo! Këta e kanë interpretu Kushtetutën sipas orekseve të veta, ligjet. Me të vërtetë, ky e ka bo sikur një vend sulltanat këtu “, tha ai, duke shtuar se pas tetorit vendi mund të hyjë në një anarki totale, të cilën e cilësoi si të rrezikshme.

Milaim Zeka: Kurti e ka gjet pin kodin e popullit shqiptar nënanalfabet

Analisti Milaim Zeka në emisionin “Click” në RTV21 tha se lideri i LVV-së, Albin Kurti, e ka gjetur “pin kodin” e popullit shqiptar.

“Ti kur shkon e fut kartelën në bankë, bankomat, pa i dit katër shifrat e tua, a i nxjerr paret? Nuk i nxjerr. Ky e ka gjet pin kodin e popullit shqiptar, i cili popull është nënanalfabet, popull që i jep 20 mijë euro për syneti të djalit e s’i ka dy libra në shtëpi, një popull që muzikë tallava gjithë natën çohet në këmbë e kërcen, një popull që s’i intereson që Prishtina s’ka teatër”, tha ai.

“Ky popull është totalisht i palexueshëm, shikoj lopët e gjalla çka shkruajnë…”, shtoi Zeka.

Milaim Zeka për Kurtin: Nëse ky ‘talibani’ e kap drejtësinë, njerëzit kanë me ik si në kohën e Millosheviqit

Analisti Milaim Zeka në emisionin “Click” në RTV21 tha se, nëse partia në pushtet, konkretisht lideri i saj Albin Kurti, e merr edhe sistemin e drejtësisë, atëherë njerëzit do të ikin nga Kosova.

“Nëse ky ‘talibani’ e kap drejtësinë, njerëzit kanë me ik si në kohën e Millosheviqit”, tha ai.

Më tej ai pati kritika edhe për ambasadat evropiane në Kosovë, duke i quajtur hipokrite.

“Këto reagime janë të pafytyra, ambasadori gjerman i kaluari ndryshe i thotë në zyrë Albin Kurtit, në darkë ndryshe, ambasadori francez dy qëndrime, ambasada amerikane 10 qëndrime. Pse? Se kanë shfrytëzu Albinin, po e shfrytëzojnë jashtëzakonisht mirë vakumin, krisjen e marrëdhënieve mes BE-së, sidomos Francës dhe Gjermanisë, me administratën e Trump. Kurtin e dinë shumë mirë se kurrë nuk ka qenë ma antiamerikan”, tha ai.

“A e di çka po thuhet nëpër kafenetë e Prishtinës? Se krejt i ka të koordinume me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.

Analisti Milaim Zeka në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e Arbëreshë Kryeziut të LVV-së lidhur me gjykatësit serbë.

“E para, me fol Arbëreshë Kryeziu për Vuçiqin, për gjykatësit, është sikur me fol personazhi i famshëm i Ramiz Lladrovcit, ‘Dada Razë’, për atomet në fizikë. D.m.th. kjo është qaq budalllicë sa që nuk merr vesh as për proceset, as në gjyqësi, totalisht. Krejt atë bandën e budallëve Albini i qet për me parapërgatit një narracion”, tha ai, duke shtuar se diktatorët krijojnë narracion të frikës. Përmendi këtu Hitlerin dhe Millosheviqin.

“Mi thanë dikujt që serbët e Mitrovicës janë rrezik për Kosovën, këto nuk i han asnjë njeri normal”, tha ai.

Kur iu përmend edhe reagimi i Adriana Matoshit nga LVV-ja, Zeka me ironi tha tha se është koka më gjeniale e LVV-së./RTV21/21Media

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

3 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

16 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

33 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

2 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

3 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë