RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Mercenarët e Wagner-it raportohet se po tërhiqen nga Bahmuti
🌍 Bota

Mercenarët e Wagner-it raportohet se po tërhiqen nga Bahmuti

Mercenarët rusë nga grupi Wagner raportohet se kanë nisur të zhvendosen nga disa prej pozicioneve të tyre në dhe përreth qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, që është shndërruar në epiqendër të luftim

nga Venera Grabanica27 maj 202327 maj 2023

Mercenarët rusë nga grupi Wagner raportohet se kanë nisur të zhvendosen nga disa prej pozicioneve të tyre në dhe përreth qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, që është shndërruar në epiqendër të luftimeve në rajonin lindor të Donjeckut.

Kështu thanë disa zyrtarë të lartë ukrainas dhe inteligjenca britanike.

Yevgeny Prigozhin, shefi i këtij grupi mercenar që ka udhëhequr sulmin në Bahmut, më 25 maj pretendoi se luftëtarët e tij kanë nisur që të largohen nga qyteti dhe do të zëvendësohen nga trupat e rregullta ruse.

Prigozhin pretendoi se luftëtarët e tij kishin marrë kontrollin e Bahmutit, një pretendim që është hedhur poshtë nga zyrtarët në Kiev, të cilët kanë thënë se forcat ukrainase ende kontrollojnë pjesë të këtij qyteti, që është shkatërruar nga luftimet e vazhdueshme.

Në të njëtën kohë, pala ukrainase konfirmoi për “disa lëvizje rotacionale” të forcave ruse në Bahmut.

“Në të vërtetë, ata po zëvendësojnë forcat, por sa masive dhe sa forca të grupit të tij kriminal do të tërheqë do të duhet pak kohë të verifikohet”, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Serhiy Cherevatiy më 27 maj.

Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, i tha BBC-së se mercenarët e Wagner-it po largohen nga Bahmuti, por paralajmëroi se ata po “rigrupohen në tri lokacione të tjera”. Ai shtoi se “kjo nuk nënkupton se ata do të ndalojnë së luftuar kundër nesh”.

Inteligjenca britanike tha më 27 maj se luftëtarët e Wagner-it “ka të ngjarë që kanë nisur të tërhiqen nga disa prej pozicioneve të tyre” në dhe përreth Bahmutit.

Rusia më herët ka pretenduar se Bahmuti është nën kontrollin e tyre, por forcat ukrainase kanë thënë se luftimet në këtë qytet po vazhdojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ukrainase tha se Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë në Bahmut dhe në rajonin e Harkivit.

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
LAJMI TJETËR →
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

1 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

2 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

22 min më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

42 min më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

2 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

2 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

3 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

3 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

4 orë më parë