Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Memli Krasniqi tregon pse u rrëzua Qeveria

nga RTV2110 maj 2017

Memli Krasniqi ka folur reth rrezmit të Qeverisë

Memli Krasniqi nga PDK-ja ka në “Click” të RTV21 ka thënë se ajo çfarë ndodhi sot nuk ishte vetëm zhvillim i ditës së sotme, i ditëve të fundit mirëpo ishte zhvillim i javëve dhe muajve të fundit.

Krasniqi tha se nuk është e drejtë që tani të ndërrohet retorika ndaj PDK-së vetëm pse deputetët e PDK e kanë votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë pasi që koalicioni me LDK ka qenë koalicion që ta zhbllokoi vend nga bllokada e VLAN-it dhe po ashtu PDK-ja kishte pranuar që kryeministër të bëhej Isa Mustafa vetëm se vendi të mos shkoj përsëri në zgjedhje, shkruan rtv21.tv

Krasniqi tha se nuk mund të thuhet se gjatë këtij mandati është punuar apo s’është punuar shumë pasi që puna e Qeverisë sipas tij, është të punojë dhe ta zbatoi programin e vet .

Krasniqi po ashtu tha është evidente që ka pasur ngecje në vendimmarrje gjatë kësaj Qeverije, zhagitje të vendimeve dhe pengim të proceseve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →