🇽🇰 Kosova
Krasniqi: Për punëtorët kërkojmë siguri, mundësi në shtëpi jo më valigje për Evropë
nga Venera Grabanica1 maj 2024
Në Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë thënë se për punëtorët, nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet.
Krasniqi ndër tjera ka shtuar se nga Qeveria për punëtorët kërkojnë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë.
“Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë. Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media











