RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Meloni: Ne do të qëndrojmë krah Ukrainës, duhet të arrijmë objektivin tonë për armëpushim
🌍 Bota

Meloni: Ne do të qëndrojmë krah Ukrainës, duhet të arrijmë objektivin tonë për armëpushim

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian deklaroi se Italia qëndron përkrah Ukrainës. Meloni u shpreh se plag

nga Gentrita Xhemajli16 maj 202516 maj 2025

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian deklaroi se Italia qëndron përkrah Ukrainës.

Meloni u shpreh se plaga që ka sjellë agresioni rus në Ukrainë, mund të sjellë edhe kriza të tjera, por sipas kryeministres italiane e rëndësishme është që Evropa të qëndrojë e bashkuar.

Meloni shtoi se Ukraina është e gatshme për negociata, por Putin jo.

“Falenderoj Edin për mikpritjen dhe që më ka bërë. Uroj Edin edhe si fitues i zgjedhjeve. Shqipëria e organizon këtë samit për herë të parë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë. Shqipëria është sigurisht Europë. Të gjitha ato shtete që janë rreth kësaj tryeze janë po aq europiane sa 27 shtetet e BE. BE është dëshira e familjes së bashkuar europiane. Popuj që kanë luftuar njëri-tjetrin, sot janë bashkë. Nëse duam të ndërtojmë Europën e re nuk mund ta bëjmë atë pa Ballkanin Perëndimor. Janë këta popuj që janë gishtat e kësaj dore. Për këtë arsye Italia është e angazhuar në Bruksel për Ballkanin Perëndimor në BE. Zhvillimi do të thotë edhe sfida të reja, por jam e bindur që kjo është për të mirën e sigurisë, kur po shohim çfarë po ndodh në kufijtë tanë. Plaga që ka sjellë agresioni rus në Ukrainë sjell efektin domino, mund të sjellë edhe çarje dhe kriza të tjera. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës dhe do bëjmë të pamundurën që kjo luftë të marrë fund. Nuk ka gjë më europiane se sa popuj që duan të vënë në rrezik për paqen e tyre. Ne duam liri. Zelensky, ne e duam lirinë tuaj siç e do populli juaj ukrainas. Ne e pamë këtë dje që ju ishit të gatshëm për negociata, dhe ai nuk ishte. Ajo që ndodhi dje mund të jetë një hap pas, por ne duhet të kemi vazhdimësinë për armëpushim. Duhet të arrijmë objektivin tonë”, tha kryeministrja e Italisë.

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbedhur sot për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë