(Lajm i përditësuar)
Mbyllet protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Përfundon protesta e opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Për orë të tëra, qytetarët protestuan përpara parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës pas skandaleve të shumta dhe raportimeve të medieve ndërkombëtare se ai ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri.
Ndërkohë protesta u mbyll me thirrjen që qytetarët të dalin të hënën e 10 qershorit përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11:00.
Aty qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.
Tym e flakë jashtë, kaos brenda, çfarë po ndodh sot në Kuvendin e Shqipërisë
Qetësia në seancat parlamentare duket se ka marrë fund ditën e sotme.
Pas episodit të dytë të Rai 3, opozia ka thirrur protestë jashtë Kuvendit, ndërsa “mollë sherri” brenda Kuvendit është bërë Berisha.
Opozita kërkoi rikthimin e tij në Grupin Parlamentar të PD-së dhe kjo solli përlasjen me kryeparlamentaren Nikolla.
Nga ana tjetër, protestuesit jashtë u përplasën me policinë dhe madje sulmuan mediet.
Tensione jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit u vënë flakën gomave, përplasen me policinë
Sot në Shqipëri me tensione është shoqëruar protesta e thirrur nga opozita jashtë Kuvendit ditën e sotme.
Teksa në Parlament po zhvillohet seanca plenare, protestuesit u kanë vënë zjarrin gomave jashtë ambienteve të Kuvendit.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, bën me dije se ata janë përplasur edhe me policisë e cila është bërë gardh para Kuvendit, ndërsa kanë sulmuar edhe mediet.
Gjithashtu me tensione po shoqërohet edhe seanca brenda në sallën e Kuvendit pas kërkesës së opozitës për rikthimin e Berishës në grupin e PD./VizionPlus










