Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje protestuesve të shmangin dhunën
Opozita në protestë para Kuvendit Opozita do të protestojë sot para Kuvendit të Shqipërisë, protesta e dytë radhazi kjo pas tubimit masiv të 16 shkurtit para Kryeministrisë. Me këtë rast, Ambasada Ame
Opozita në protestë para Kuvendit
Opozita do të protestojë sot para Kuvendit të Shqipërisë, protesta e dytë radhazi kjo pas tubimit masiv të 16 shkurtit para Kryeministrisë. Me këtë rast, Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje protestuesve që të shmangin dhunën.
“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.”, bëhet e ditur në postimin e Ambasadës Amerikane.
Prej orëve të mëngjesit, dhjetëra qytetarë nga rrethet janë nisur drejt Tiranës. Mësohet se mbi 1 mijë forca policie do të angazhohen në mbarëvajtjen e kësaj proteste./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






