RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbyllen 21 lokale për mosrespektim të masave anti-COVID

Të premten mbrëma Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) i regjionit Prishtinë ndërmori aksion për të mbajtur të zbatueshme masat anti-Covid. Me këtë rast, janë gjobitur 18

nga Venera Grabanica13 mars 202113 mars 2021

Të premten mbrëma Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) i regjionit Prishtinë ndërmori aksion për të mbajtur të zbatueshme masat anti-Covid. Me këtë rast, janë gjobitur 18 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid dhe ka mbyllur 21 lokale për të njëjtën arsye.

Po ashtu mbrëmë inspektorati i AUV për mosrespektim të vendimeve dhe masave anti-Covid ka gjobitur në Pejë 2 biznese, në Ferizaj ka shqiptuar 5 gjoba për pesë biznese, si dhe në Prizren ka ndëshkuar 3 biznese.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaci, thekson se ditëve të vikendit kur edhe fluksi i njerëzve në kafeteri po rritet, sipas planit të kontrolleve, po shtohet edhe frekuenca e kontrolleve.

“AUV e regjionit Prishtinë, është i vendosur t’i mbajë të zbatueshme masat anti-Covid dhe për të ndikuar në uljen e numrit të të prekurve, mbrëmë gjatë natës Inspektorati Sanitar ka bërë kontrolle dhe si rezultat ka gjobitur biznese në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj. Ditëve të vikendit kur edhe fluksi i njerëzve në kafeteri po rritet, sipas planit të kontrolleve, po rritet edhe frekuenca e kontrolleve. Si shkelës te masave mbrëmë janë gjobitur 18 lokale për mosrespektim të masave antiCovid, ndërsa janë mbyllë 21 lokale po ashtu për mosrespektim të vendimeve të fundit të qeverisë”, tha ai.

Thaçi tutje thotë se të gjithë qytetarët kanë për obligim t’i respektojnë masat anti-Covid, siç thekson ai kërkohet një solidarizim për të ruajtur shëndetin e të gjithë qytetarëve.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë