RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Mbi 30 vjet burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm
🇽🇰 Kosova

Mbi 30 vjet burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka dënuar mbi 30 vjet burgim katër të akuzuar për vepra penale të terrorizmit. Në komunikatë thuhet se Gjykata ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzua

nga Kaltrina Berila30 janar 202430 janar 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka dënuar mbi 30 vjet burgim katër të akuzuar për vepra penale të terrorizmit.

Në komunikatë thuhet se Gjykata ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve A.GJ, E.S, N.S dhe M.B për shkak të veprës penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, të akuzuarit E.S dhe A.GJ për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i akuzuari A.GJ për veprën penale Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale, i akuzuari N.S për veprën penale Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe i akuzuari M.B për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.92/21.

“I akuzuari A.GJ është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej nëntë vjet, në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10 tetor 2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi. I akuzuari E.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muaj, në dënim me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi. I akuzuari N.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) vite e gjashtë (6) muaj, në dënimin me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi si dhe me dënim me gjobë në shumë prej pesë mijë euro (5000 €), të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, i akuzuari M.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej gjashtë vite e gjashtë muaj, në dënim me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.

Në njoftim thuhet se konform nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së, i akuzuari A.GJ lirohet nga akuza, sepse nuk është provuar se ka kryer veprën penale Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale si dhe i akuzuari N.S lirohet nga akuza sepse nuk është provuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe se veprimet e tij janë konsumuar në veprën penale për të cilën gjykata e ka shpallur fajtor.

Konform nenit 269 e 276 të KPPRK-së, konfiskohen përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit si dhe të gjitha gjësendet – paratë të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e kësaj gjykate siç janë përcaktuar edhe në aktakuzë.

Me aktvendim të veçantë PS.56/2022, të datës 30 janar 2024, gjykata konform nenit 366 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me paragrafin 3; 4; 5 dhe 6 të KPPRK-së, të akuzuarve A.GJ, E.S, N.S dhe M.B iu vazhdon masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, urdhërohet shkatërrimi i armëve të konfiskuara të përdorura në kryerjen e veprës penale (meqë janë pasuri që i nënshtrohet automatikisht konfiskimit).

Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, obligohet Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar, të merr nën administrimin e saj pasurinë e konfiskuar sikurse në dispozitiv të këtij aktgjykimi dhe të njëjtën ta shes apo administroj në përputhje me Ligjin për Agjencinë Administrimin e Aseteve të Konfiskuara.

Obligohen të akuzuarit secili veç e veç, të paguajnë shumën prej njëqind €uro (100 €) në emër të shpenzimeve procedurale dhe shumën prej njëqind €uro (100€) në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

15 orë më parë