RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
MASHTI: Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova
🇽🇰 Kosova

MASHTI: Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova

Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2024/25, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën, 629 nxënës janë shpërngulur bashkë me familjet e tyre jashtë vendit. Në krye të listës

nga Kaltrina Berila14 shtator 202514 shtator 2025

Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2024/25, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën, 629 nxënës janë shpërngulur bashkë me familjet e tyre jashtë vendit. Në krye të listës qëndron Gjakova me 89 nxënës më pak, e ndjekur nga Malisheva me 84, Gjilani me 74 dhe Prizreni me 66. Në kryeqytet, Prishtina, numri është dukshëm më i ulët vetëm 9 nxënës më pak.

Në shkollën fillore “Emin Duraku” të Prishtinës, drejtori Visar Osmani thotë se rastet janë të kufizuara, por gjithsesi të ndjeshme.

“Situata relativisht nuk është e keqe, përjashtim të disa rasteve kur disa nxënës kanë kërkuar fletkalime për emigrim jashtë vendit por ato janë raste të caktuara dhe nuk mund të them që janë numër të madh. Megjithatë, kemi pasur lëvizje edhe të stafit në të kaluarën ku 3 mësimdhënës kanë emigru jashtë vendit. Sa i përketë te nxënësit janë disa raste që kanë kërkuar fletë-kalime të cilët janë shpërngul jashtë vendit të jetë jetojnë për arsyeje familjare. Nuk është numri i madh, por nuk janë nxënës që kanë lëvizë brenda Prishtinës relativisht nxënës që i ndërrojnë vendbanimet por janë raste që kanë emigru jashtë vendit. Në të kundërtën ne kemi ardhje të reja të nxënësve për shkak të performacës dhe është rrit numri i nxënësve, por ato raste janë që janë shpërngul me familje, janë disa dhe nuk mund të them saktësisht, por janë disa që këtë vit shkollor që kanë kërku prindërit me u largu. është një lloj shqetësimi në vete por megjithatë është zgjedhje e tyre dhe uroj që ky numër mos të rritet”, tha ai.

Për ekspertët e arsimit, ky fenomen lidhet ngushtë me gjendjen sociale dhe ekonomike në Kosovë.

“Një numër i madh i familjeve kanë emigruar jashtë Kosovës ose janë në pritje për emigrim dhe kjo natyrisht është një plagë që do ta përcjell edhe në vitet e ardhshme dhe vjen si pasojë e një paqëndrueshmërie në aspektin ekonomik, social dhe pse jo të sigurisë në masë të caktuar. Të gjitha këto me një fjalë janë përgjegjësi e Qeverisë e cila do të duhej të bënte shumë më tepër që t’i evitonte këto sfida dhe t’i ofronte qytetarëve një mjedis të sigurt, një ekonomi të zhvilluar dhe jë mundësi për të mbijetuar”, tha Argjend Osmani, njohës i çështjeve arsimore.

Disa komuna pothuajse nuk janë prekur. Në Klinë është raportuar vetëm një nxënës i larguar, ndërsa në Junik, Obiliq dhe Novobërdë nuk është regjistruar asnjë rast./RTK

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

8 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

10 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

12 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

13 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

13 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

14 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

9 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

10 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

11 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

12 orë më parë