RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Mandl: Kosova ka orientim drejt Evropës
🇽🇰 Kosova

Mandl: Kosova ka orientim drejt Evropës

Eurodeputeti austriak, Luaks Mandl tha se Kosova ka orientim drejt Evropës. Ai këto deklarata i bëri gjatë ceremonisë së Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare. Pjesëmarrës në këtë ngja

nga B G16 maj 202316 maj 2023

Eurodeputeti austriak, Luaks Mandl tha se Kosova ka orientim drejt Evropës. Ai këto deklarata i bëri gjatë ceremonisë së Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje janë dhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, akterë të tjerë politikë, ambasadorë të huaj, deputetë austriakë e përfaqësues të shteteve tjera.

Mandl falënderoi shoqërinë civile, që sipas tij ka kontribuuar në marrëdhëniet mes dy shteteve derisa potencoi se të gjithë duhet të punojnë më shumë për qytetarët.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e falënderoi Austrinë për mbështejten ndaj Kosovës.
Shteti i Kosovës është bërë edhe në sajë te ndihmës dhe përkrahjes së pakusht nga miqtë e saj sikurse edhe Austria. Në një kohë kur kontinenti ynë po përballet me rreziqe të shumta nga sistemet hegjemoniste është e rëndësishme që shtetet tona të forcojnë lidhjet. Bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik shërben si bazë për miqësitë afatgjate. Miqësia e Kosovës me Austrinë është sa e vjetër, aq edhe e çmueshme. Austria është shteti mik që na k dal në ndihmë vazhdimisht ndaj themelimi i shoqatës së miqësisë është një domosdoshmëri”, deklaroi Osmani.

Kurse, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, falënderoi Austrinë për investimet në Kosovë.

“Austria është një partner i palëkundur i Kosovës si para dhe pas pavarësisë duke ofruar ndihmën e saj në një sërë fushash. Kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë duke krijuar vende të reja të punës. Austria ka qenë një avokate e Kosovës në skenën ndërkombëtare duke na mbështetur për t’u integruar”, deklaroi Kurti./21Media

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë