Macron e quan kryeministrin polak një ”antisemit të ekstremit të djathtë”
Polonia ka thirrur ambasadorin francez, Emmanuel Macron pasi e quajti kryeministrin e vendit antisemit i ekstremit të djathtë. Komentet erdhën pasi kryeministri polak Mateusz Morawiecki i krahasoi tel
Polonia ka thirrur ambasadorin francez, Emmanuel Macron pasi e quajti kryeministrin e vendit antisemit i ekstremit të djathtë.
Komentet erdhën pasi kryeministri polak Mateusz Morawiecki i krahasoi telefonatat e presidentit francez me Vladimir Putin me negociatat me Hitlerin.
Macron është një ditë larg raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, ku rivalja e tij kryesore është kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Mosmarrëveshja u përshkallëzua kur Macron i tha Le Parisien të enjten se zoti Morawiecki ishte një “antisemit i ekstremit të djathtë që ndalon personat LGBT”. Ai gjithashtu pretendoi se kryeministri polak ishte përpjekur të ndihmonte zonjën Le Pen.
Një zëdhënës i qeverisë së Polonisë tha se ishte një “gënjeshtër” që zoti Morawiecki ishte antisemitik./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






