“Ankth dhe dëshpërim i thellë pas sulmit terrorist”
Dënojnë sulmin ‘terrorist’ Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu sot dëshpërim dhe një ndjesi tmerri pas sulmit ku u shënuan 22 të vdekur gjatë një koncerti në Manchester, dhe bëri të ditur se d
Dënojnë sulmin ‘terrorist’
Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu sot dëshpërim dhe një ndjesi tmerri pas sulmit ku u shënuan 22 të vdekur gjatë një koncerti në Manchester, dhe bëri të ditur se do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May.
”Emmanuel Macron, presidenti i Republikës u shpreh me ankth dhe dhimbje pas lajmit të sulmit tragjik që goditi dje në mbrëmje gjatë një koncerti”, bëri të ditur Presidenca franceze, ndërsa kryeministri Edouard Philippe dënonte terrorizmin më të neveritshëm që shënjeshtroi me vetëdije brezin e ri./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë






