RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Luftime të reja në Pashnjir të Afganistanit

Në luginën e Panjshirit në Afganistan janë raportuar luftime të reja ndërmjet talibanëve dhe grupeve të armatosura që kundërshtojnë sundimin e tyre. Lugina Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, ës

nga B.K4 shtator 20214 shtator 2021


Në luginën e Panjshirit në Afganistan janë raportuar luftime të reja ndërmjet talibanëve dhe grupeve të armatosura që kundërshtojnë sundimin e tyre. Lugina Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, është një nga provincat më të vogla të Afganistanit dhe e vetmja që nuk ka rënë në duart e talibanëve.
Aty jetojnë diku midis 150,000 dhe 200,000 njerëz.
Që kur talibanët pushtuan Kabulin më 15 gusht, militantët u përballën me rezistencë nga grupet opozitare dhe ish-pjesëtarë të ushtrisë afgane në Luginën Panjshir. Raportet për luftime të reja vijnë derisa talibanët kanë paralajmëruar se së shpejti do të formojnë një qeveri të re.
Rezistenca ndaj talibanëve udhëhiqet nga udhëheqësi fisnor lokal, Ahmad Masoud. Babai i tij kishte luftuar kundër pushtimit sovjetik më 1980 dhe atij taliban në vitet 1990.
Përmes një video mesazhi dërguar në BBC, zëvëndëspresidenti i Afganistanit, Amrullah Saleh tha se janë regjistruar viktima nga të dyja palët. Saleh po bën përpjekje t’i prijë rezistencës ndaj talibanëve.
“Jemi në një situatë të vështirë pasi jemi nën pushtimin e talibanëve”, tha ai, duke shtuar se forcat e tij nuk do të dorëzoheshin.
Në fund të muajit gusht, forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani, pas 20 vjetësh prani në këtë vend.
SHBA-ja dhe aleatët pushtuan Afganistanin në vitin 2001, për të rrëzuar talibanët nga pushteti, pasi në atë kohë strehonin kreun e grupit militant Al-Kaida, Osama bin-Laden, i cili kishte urdhëruar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2021 në SHBA./Rel

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
LAJMI TJETËR →
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Lexo edhe

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

1 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

1 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

21 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

23 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

2 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

2 orë më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë