
Llapi kërkon ta shpëtojë sezonin përmes Kupës së Kosovës
Do të zhvillohet sot gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Kosovës ku do të ballafaqohen Llapi dhe Drenica, shkruan KosovaPress. Skuadra e Llapit, e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina e sheh Kupën e Kosov
Do të zhvillohet sot gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Kosovës ku do të ballafaqohen Llapi dhe Drenica, shkruan KosovaPress.
Skuadra e Llapit, e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina e sheh Kupën e Kosovës si rrugën e vetme për ta shpëtuar një sezon katastrofal pasi në Superligë ata po luftojnë për ta siguruar mbijetesën.
Drenica nga ana tjetër së fundi ka rikthyer në krye të skuadrës trajnerin Bylbyl Sokoli dhe është e etur për të shkuar së paku në finale të kësaj gare, edhe pse Llapi shihet si skuadër favorite, raporton KosovaPress.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.
Ndërsa të mërkurën u zhvillua ndeshje tjetër gjysmëfinale ku Prishtina e mposhti Dritën në ndeshjen e parë me rezultat 1-0.

Më të fundit
Të gjitha →
Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë






