
Lëndohet Pedri, Barcelona lëshon njoftim zyrtar
Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Pedri ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe do të mungojë rreth tre javë. Sipas njoftimit të klubit, lojtari ka këputje të bicepsit distal femoris d
Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Pedri ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe do të mungojë rreth tre javë.
Sipas njoftimit të klubit, lojtari ka këputje të bicepsit distal femoris dhe rikuperimi do të varet nga ecuria e dëmtimit.
Pedri ndjeu shqetësim pas El Clasicos ndaj Real Madridit dhe është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës.
Mesfushori spanjoll do të humbasë ndeshjet kundër Elches, Club Brugge dhe Celta Vigos, ndërsa pritet të rikthehet pas pushimit të nëntorit, në përballjen me Athletic Bilbaon më 22 nëntor.

LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Më të fundit
Të gjitha →
Sport
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
5 orë më parë

Kosova
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
5 orë më parë

Kosova
Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
6 orë më parë

Kosova
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
7 orë më parë





