RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
LDK kritikon qeverinë për strategjinë e energjisë: Nuk e adreson problemin kryesor
🇽🇰 Kosova

LDK kritikon qeverinë për strategjinë e energjisë: Nuk e adreson problemin kryesor

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë rreth strategjisë së energjisë e cila u miratua dje në Kuvend. Sipas këtij subjekti, ky dokument nuk trajton avancimin e skemave vet-prodhuese për ko

nga Venera Grabanica9 mars 20239 mars 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë rreth strategjisë së energjisë e cila u miratua dje në Kuvend. Sipas këtij subjekti, ky dokument nuk trajton avancimin e skemave vet-prodhuese për konsumatorë dhe nuk prodhon zgjidhje afatgjatë për këtë sektor.
Kryetari i degës së DK-së në Ferizaj, Visar Azemi e ka vënë në pikëpyetje implementimin e kësaj strategjie.
“Kjo strategji nuk trajton avancimin e skemave vet-prodhuese për konsumatorë, ka paraparë një shumë të madhe të investimeve në energjinë e ripërtrishme, nuk kemi skema të cilat i mbështesin dhe i shtynë përpara këto investime dhe në vend që të decentralizohet më shumë sektori i energjisë dhe prodhimi këta po shkojnë drejt centralizimit dhe karbonizimit, në vend të ardhmes po e shohin të kaluarën dhe po propagandojnë zgjidhje dhe ide të cilave koha u ka mbaruar, pra kjo strategji në vitin e tretë të punës me të gjitha krizat energjetike që jemi futur tek dje është aprovuar dhe implementimi i saj është në pikëpyetje të madhe”, ka thënë ai.
Në një konferencë për media ai ka thënë se Qeveria ka vendosur të vazhdojë varësinë e furnizimit vetëm me thëngjill.
“Në vend se strategjia të prodhojë zgjidhje afatgjate për këtë sektor dhe t’i jap zhvillimit të Kosovës një kahje drejt një të ardhme të gjelbër me energji të ripërtrishme, kjo qeveri vendosë të vazhdojë varësinë e furnizimit vetëm me thëngjill pikërisht tani në kohën kur thëngjilli po bëhet çdo ditë e më pak i pranishëm në botë. Duhet të bëhet e qartë se termocentralet e thëngjillit nuk mund të jenë më konkurruese kundrejt burimeve të ripërtrishme e aq më pak kur kësaj i vendoset edhe taksa e karbonit që është një informacion të cilin e kanë të qartë edhe qeveria sot”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se strategjia nuk reflekton në programet e paraqitura nga ekzekutivi.
Sipas tij, ky dokument nuk e adreson problemin kryesor e që siç tha ai, është ai i ngrohjes
“Gazin duhet me e pa si mjet tranzicioni për prodhim të energjisë elektrike dhe gjithsesi si një mundësi për të ndërtuar ngrohtoret qendrore në qytetet e mëdha të Kosovës. Do të ulte në masë të madhe kërkesën për ngrohje me energji elektrike dhe do të mundësonte shtrirjen e gazifikimit në qendrat kryesore të Kosovës të cilat do të krijonin potencial të madh për investime me prioritet jo vetëm ekonomik por edhe strategjik”, ka shtuar ai.
Në seancën e mbajtur të mërkurën, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2023.
Në këtë pikë kanë abstenuar dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

31 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë