
Laporta njofton ardhjen e hit-lojtarit të EURO2024: Jemi gati ta bëjmë hapin
Tifozët e Barcelonës presin ardhjen e Nico Williams (21), i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me Athletic Bilbao. Javët e fundit Williams ka deklaruar se është i lumtur në Bilbao dhe se nuk
Tifozët e Barcelonës presin ardhjen e Nico Williams (21), i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me Athletic Bilbao.
Javët e fundit Williams ka deklaruar se është i lumtur në Bilbao dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi. Kontrata e tij me baskët zgjat deri në fund të qershorit 2027, por tani edhe Barcelona i është bashkuar zyrtarisht historisë.
Presidenti Joan Laporta është gati t’i paguajë menjëherë Bilbaos një klauzolë largimi prej 58 milionë eurosh.
“Ne jemi financiarisht gati për transferimin e Nico Williams. Është rezultat i punës që kemi bërë vitet e fundit për të arritur deri në këtë pikë. Ne mund ta bëjmë këtë transferim. Më pëlqen shumë Nico, por drejtori sportiv Deco dhe trajneri Hansi Flick vendos”, tha Laporta për Catalunya Radio.

Më të fundit
Të gjitha →
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos






