Kuvendi i Kosovës sot nga ora 08:00 deri në ora 16:00 do t’i hap dyert për bashkatdhetarët.
Ata do të kenë mundësi ta vizitojnë nga afër institucionin kryesor të ligjvënies në vend, Gjithashtu ata mund të zhvillojnë edhe bashkëbisedime me deputetë.
Ky aktivitet që tashmë është bërë tradicional organizohet nën moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit./21Media











