Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kuvendi sot e nesër hap dyert për bashkatdhetarët

nga Kaltrina Berila18 korrik 2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës të hënën dhe të martën, përkatësisht më 18 dhe 19 korrik, organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Bashkatdhetarët do të priten nga deputetë dhe zyrtarë të administratës në hapësirat e institucionit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është njoftimi nga afër me rolin dhe punën e institucionit me të lartë përfaqësues të Kosovës.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →