Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, kemi nevojë për siguri

nga Venera Grabanica16 tetor 2023
Kurti: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, kemi nevojë për siguri

(Lajm i përditësuar)


Kurti: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, kemi nevojë për siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar një deklaratë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me veriun e Kosovës.

Kurti ka thënë që trupat e NATO-s në Kosovë të jenë në patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, kemi nevojë për siguri, trupat e NATO-s në Kosovë të jenë në patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, meqenëse vija kufitare me Serbinë  është 380 kilometra, është më e gjatë se me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut marrë së bashku”, ka thënë Kurti.


Kurti: Bërnabiqit ia kërkova nënshkrimin e aneksit të zbatimit, s’ishte e interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mediat në përfundim të Samitit në Tiranë ka thënë se agresioni i 24 shtatorit paraqet cenim të integritetit territorial, teksa ka shtuar se Kosova ka nevojë për më shumë siguri.

”Ne kemi marrëveshje me Serbinë që ka në qendër njohjen reciproke, ajo duhet të zbatohet. Ne kemi edhe aneksin e zbatimit, ne kemi kërkuar që të nënshkruhet por Serbia ka refuzuar. Unë sot kam kërkuar nga kryeministrja serbe, Ana Bernabiq që ta nënshkruajnë këtë aneks. Unë kam thënë ta nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishin të interesuar”, ka thënë Kurti.


Kurti në Tiranë: Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia

Në Samitin e Procesit të Berlinit Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ende vazhdon të kërcënohet me invazion nga Serbia.

Kurti në fjalën e tij, ka thënë se aktet e tilla nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se qytetarët në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →