Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Kurti nga Vjena: Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE

nga Venera Grabanica8 dhjetor 2022
Kurti nga Vjena: Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin e socialdemokratëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Vjenë të Austrisë, ka thënë të enjten se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një proces të përshpejtuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Kurti përgëzoi BE-në që në Samitin e Tiranës rikonfirmoi angazhimin e saj për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
“Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE, nuk mjafton ‘perspektiva në BE’. Është e vështirë të mobilizohen njerëzit nëse nuk ka afate të qarta kohore drejt anëtarësimit”, ka thënë ai.
Kurti theksoi se duhet të ketë më shumë ambicie për anëtarësim në BE.
Kryeministri i Kosovës po shoqërohet në kryeqytetin austriak nga kryetari i Gjilanit njëherish bashkëpartiaku te Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →