Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takon ambasadorin e Malit të Zi, theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore

nga Gentrita Xhemajli20 qershor 2025
Kurti takon ambasadorin e Malit të Zi, theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë takimit sipas Zyrës së Kryeministrit thuhet se u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Një nga temat e veçanta të bisedës ishte rëndësia e diplomacisë kulturore, si një mjet për thellimin e mirëkuptimit dhe lidhjeve ndërmjet dy vendeve fqinje.

Kryeministri në detyrë falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin e tij në ndërtimin e raporteve të mira ndërmjet dy shteteve dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës, si në planin bilateral ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →