Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takon ambasadorin e ShBA-së në Greqi

nga Kaltrina Berila9 korrik 2021

Rëndësia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë për stabilitetin afatgjatë rajonal, u bisedua në takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Geoffrey Pyatt.
Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë.
Ndërsa ambasadori amerikan vlerësoi angazhimin e kohëve të fundit të të dy shteteve për thellimin e raporteve mes tyre.
U diskutua për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →