RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa pasur siguri
🇽🇰 Kosova

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa pasur siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijen për ndonjë takim të planifikuar gjatë dhjetorit në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vu

nga Kaltrina Berila1 dhjetor 20231 dhjetor 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijen për ndonjë takim të planifikuar gjatë dhjetorit në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa shtoi se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të ketë normalizim pa pasur siguri.

Kurit gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit, është pyetur nëse do të ketë takim në mes tij dhe Vuçiqit gjatë muajit dhjetor në Bruksel, gjë që Kurti tha se nuk është në dijeni nëse do të ketë një të tillë.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë takim të planifikuar por ju e keni të qartë se unë si kryeministër, Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë qenë gjithmonë të përkushtuar, konstruktive, kreative por nga sulmi terrorist, kriminal në Banjskë të Zveçanit, ne duhet të theksojmë se prioritet i shtetit të Kosovës është siguria. Është siguria e kufijve, ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të kemi normalizim pa pasur siguri, e siguria nënkupton që kriminelët terroristët nuk duhet të jenë të lirë si fatkeqësisht po ndodhë Serbi. Ndërkaq, kufiri i Kosovës i cili është 881 kilometra vetëm në pjesën në Serbi, duhet të jetë i sigurt, andaj edhe për mbrojtjen e tij po angazhohemi në institucionet tona të sigurisë por edhe me partnerët tonë ndërkombëtarë” u shpreh Kurti.

Kurti është pyetur edhe për paralajmërimin e Lajçakut lidhur me marrëveshjen për energjinë, ku tha se të gjitha vonesat ndodhin nga pala tjetër tash gati dy vjet.

“Ajo është dashur të kryhet në vitin 2021, meqë nuk u kryer në vitin 2021, është dashur të kryhet në vitin 2022, meqë nuk u krye as në vitin 2022, ka mbetur edhe një muaj i vitit 2023, të kryhet. Sa na përket neve jemi shumë të interesuar, por të gjitha vonesat dhe sabotimet bëhen nga pala tjetër në vazhdimësi tash më shumë e tash dy vjet”, shtoi Kurti.

Kryeministri Kurti është pyetur edhe për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku tha se ao pjesë e ka gjithmonë mbështetjen e Kosovës.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës ne vazhdimisht po e rritim buxhetin i cili dedikohet shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe jemi të interesuar që t’i mbështesim ata në çdo aspekt, sa i përket zgjedhjeve që mbahen në Serbi, natyrisht që ne japim kontributin tonë që zëri dhe interesi i shqiptarëve të jenë sa më shumë të përfaqësuar dhe ky kontribut i yni të bëhet në mes takimeve me ata dhe sidomos në mes këshilltares time për Preshevë, Medvegjë dhe Bujnanoc, këshilltares politike si zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës që jam, që në këtë mënyrë të krijohet edhe bashkëpunimi i ngushtë por edhe organizmi i sa më i madh për fitoren e sa më shumë mandateve atje. Nuk kisha dashur që të them diçka që mund të mos bëhet në fund të zgjedhjeve por as të ulë pritjet sepse nuk e di si do të shkojnë ato zgjedhje, ju e dini që Serbia nuk është vend demokratik sikur ne. Por gjithë mbështetjen tonë e kanë, në këtë vit e kishin buxhetin 2 milionë euro, ndërkaq në vitin e ardhshëm e kemi shtuar e kemi bërë 3 milionë euro dhe në këtë mënyrë ne po vendosim dyshe përfund së cilës nuk mund të shkojë as qeveria jonë në vitet e ardhshme por as një qeveri në të ardhme”, tha Kurti.

Ai së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë shpalosur projektet të cilat janë realizuar dhe ato të cilat do të përfundojnë për vitin 2024.

“Në Gjilan siç shihet po vij për punë, dhe po gjej punë sepse popullsia e Gjilanit, ashtu sikur edhe kryetari janë shumë punëtorë, për të filluar projekte për të parë punimet, për t’i përuruar sot dhe kësi lloj vizitash do të vazhdojnë të shpeshtohen për shkak se edhe punët janë gjithnjë më të mëdha. Më këtë rast më lejoni të përmend tre projekte gjigande të cilat janë shumë të rëndësishme për Gjilani si kryeqytet i Anamoravës, i pari është stadiumi i qytetit me rreth 15 milionë euro, procedura e nderimit do të fillojë javën e ardhshme, i dyti është unaza rrugore e qytetit me përafërsisht 26 milionë euro i cili tashmë është buxhetuar për vitin e ardhshëm 2024. Dhe i treti bulevardi me rreth 20 mijë metra katror hapësirë publike me infrastrukturë nëntokësore me parking nëntokësorë i cili ka një kosto përafërsisht prej 12 milionë euro dhe gjithashtu është buxhetuar për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.

Kurti dhe Hyseni vizituanpunimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, si dheinauguruan parkun “Banja”.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

13 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

15 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë